ac milan
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ac milan

denis dragusha
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Milani mund sampodorine

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atif22
Admin



Numri i postimeve : 6
Join date : 19/10/2008

Milani mund sampodorine Empty
MesazhTitulli: Milani mund sampodorine   Milani mund sampodorine Icon_minitimeSun Oct 19, 2008 9:54 am

Milani ka shënuar fitore komode në San Siro me rezultat 3-0 kundër Sampdorias e cila pjesën më të rëndësishme të gjysmëlojës së dytë e luajti me një lojtar më pak.

Ancelotti e filloi ndeshjen pa lojtarin kryesor, Leite Kaka, dhe mungesa e tij u vërejt menjëherë pasi që Rossonerët nuk gjenin hapësira pa yllin e tyre.

Me të inkuadruar Kaka në lojë në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi dhe gjërat shkuan në favor të Milanit.

Pas prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, Lucchini përveçse shkaktoi penallti, ai u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak (55’).

Nga pika e bardhë nuk gaboi Ronaldinho i cili ia dha epërsinë kuqezinjve.

Njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, ishte sërish Ronaldinho ai i cili e dyfishoi epërsinë pas një aksioni brazilian me Leite Kaka.

Pas inkuadrimit në lojë në vend të Borriellos, Inzaghi tregoi pse mban nofkën SuperPippo, duke shënuar golin e tretë për Rossonerët dhe duke e vulosur takimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Milani mund sampodorine
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ac milan :: Ac Milan :: Lajmet e Portalit-
Kërce tek: